image Arrestohen dy persona në Drenas, dyshohet se therën një 19-vjeçar

Kosovë

Arrestohen dy persona në Drenas, dyshohet se therën një 19-vjeçar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Drenas me iniciale, M.S dhe K.S, të dyshuar për therrjen e një personi, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se të dy dyshuarit janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.

Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull)A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar: M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, është bërë e ditur se, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/