image Arrestohen dy persona ne aeroport, tentojnë të udhëtojnë me pasaporta false

Kosovë

Raport/ Arrestohen dy persona ne aeroport, tentojnë të udhëtojnë me pasaporta false

news image

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në aeroportin “Adem Jashari” pasi që të njëjtit kanë tentuar të udhëtojnë me pasaporta të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia njofton se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aeroportin “Adem Jashari”, ku gjatë kontrollit të dokumenteve, të dyshuarit kanë paraqitur pasaporta të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që i njëjti në kontrollin e dokumenteve ka prezantuar dokument-pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia.

Po ashtu, edhe e dyshuara tjetër bëhet e ditur se është shtetase e huaj.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj, pasi që e njëjta në kontrollin e dokumenteve ka prezantuar dokument-pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, thekson policia.

Pasaportat e të dyshuarve janë konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/