Policia e Pakistanit ka arrestuar 19 punëtorë të restoranteve “fast food”, pasi refuzuan t’u bënin hamburgerë falas policëve.
Punëtorët e lokalit Johnny & South në qytetin e Lahore qëndruan 7 orë në burg, duke lënë klientët e tyre dhe lokalin.
Krejt kjo ndodhi kur ata refuzuan të bënin porosi për mysafirë shumë të veçantë, pra për policët.
Për disa hamburgerë, shumë prej policë u pezulluan, tha Inam Ghani, komandanti i policisë lokale. “Askush nuk është mbi ligjin”.