Policia e Kosovës i ka arrestuar 9 persona pas mesnatës në fshatin Rahovicë të Ferizajt.
Siç njofotn Policia, ata janë hasur duke luajtur bixhoz në një lokal pa emër, i cili mbahej në shfrytëzim për lojëra të paligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në cilësi të provave materiale njësitë policore nga të dyshuarit kanë sekuestruar 1088 zhetonë dhe 4 parë letra bixhozi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Të 9 të arrestuarit janë intervistuar nga Policia dhe pas intervistimit, 8 janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri i cili e kishte në shfrytëzim lokalin, është dërguar në mbajtje.
Masat e para të marra nga Policia u bën në koordinim me prokurorin, ndërsa rasti po hetohet si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. /Gazeta Sinjali/