image Arrestohen 6 të rinj, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në Deçan

Siguri

Arrestohen 6 të rinj, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në Deçan

news image

Gjashtë të rinj kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se të rinjtë e arrestuar dyshohet se më 7 maj të këtij viti kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Isniq të Deçanit.

Në këtë shtëpi, në të cilën nuk ka qenë duke jetuar askush, ata dyshohet se kanë vjedhur sende të vlefshme dhe kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpisë, si dhe një kamerë të sigurisë.

Policia njofton se hetuesit e stacionit policor në Deçan fillimisht kishin arritur të identifikonin tre të dyshuar, të cilët ishin duke qarkulluar me një veturë pa targa.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre policia ka gjetur maska të improvizuara dhe kaçavida.

Lidhur me këtë rast, policia ka kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme, e cila rezultoi me arrestimin e tre personave të tjerë të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Të arrestuarit për rastin në fjalë janë:

  1. V.K.          lindur më              2000.
  2. A.S.          lindur më              2001.
  3. D.S.          lindur më              2000.
  4. I.M.          lindur më              2000.
  5. J.A.           lindur më              1997.
  6. A.H.         lindur më              2000.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve 1,2,3,4, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa të dyshuarit 5 dhe 6 janë liruar në procedurë te rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/