Janë arrestuar gjashtë persona për organizim të lojrave të fatit në rajonin e Gjakovës.
Të dyshuarit janë gjetur në një lokal duke luajtur bixhoz ku gjithashtu policia e Kosovës ka sekuestruar tri aparate të lojrave të fatit, 618 copë qipa për poker, një palë letra, një thikë, dhe 255 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, një nga të dyshuarit është ndaluar ndërsa të tjerët janë liruar./ Gazeta Sinjali/