image Arrestohen 5 zyrtarë në Viti, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

Siguri

Arrestohen 5 zyrtarë në Viti, dyshohen për keqpërdorim të pozitës

news image

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim të Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.

Të arrestuarit janë: F.A., F.R., R.Sh., Sh.K. dhe S.S.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”, gjegjësisht të dyshuarit gjatë implementimit të kontratës (dt.18.07.2019) Asfaltimi rrugëve Rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT.

I dyshuari i parë (F.A.), në cilësinë e menaxherit të prokurimit, ka nënshkruar Urdhër blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë në fshatin Pozheran në vlerë prej 9,747.oo € (nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e shtatë euro), të cilat ishin asfaltuar në vitin 2019.

Tre të dyshuarit (komision) me iniciale (R. Sh.-Kryetar, SH .K. –Anëtar dhe S. S.-Anëtar, për pranim teknik kanë futur në procesverbal të pranimit teknik, si person prezent “një menaxher të një punishteje”, pa qenë fare prezent dhe pa pasur njohuri për këtë tender.

“Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 6,870.oo €+2877 €=9,747.oo€ (mbi rrugën e asfaltuar) dhe komisioni e ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit pas arrestimit, janë intervistuar në prezencën e avokatëve.

Prokurori ka urdhëruar që F.A. dhe F.R., të ndalohen për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë: R.Sh., Sh.K. dhe S.S., janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/