Gazeta Sinjali dje raportoi për një grabitje nën kërcënimin e thikës që ndodhi të dielën në një shtëpi, në Pejë, nga katër persona, njëri prej të cilëve ishte identifikuar nga pronari.
Ai dhe tre të dyshuarit e tjerë u kapën dje nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Ata dyshohen se mëngjesin e të dielës u futën me forcë në një shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës dyshohen se grabitën një telefon Samsung dhe rreth 470 euro para të gatshme.
“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intenzive nga ana e hetuesve Rajonal me datë 09.08. 2021, është arrit të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar meshkuj/kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, janë ndaluar për 24 orë./Gazeta Sinjali/