image Katër hajna futen në një shtëpi në Pejë, grabisin nën kërcënimin e thikës

Siguri

Katër hajna futen në një shtëpi në Pejë, grabisin nën kërcënimin e thikës

news image

Një qytetar nga Peja ka raportuar në polici se mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:10, hajnat i kanë hyrë në shtëpinë e tij, ku kanë kryer grabitje, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se katër persona të dyshuar janë futur në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur para dhe një telefon celular.

Pronari i shtëpisë ka deklaruar në polici se njërin nga të dyshuarit e ka identifikuar.

Policia njofton se është në kërkim të të dyshuarve./Gazeta Sinjali/