Katër persona janë prangosur gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Rastet e katër të arrestuarve janë dërguar në Gjykatë.
Në tërë Kosovën, qytetarëve u janë shqiptuar gjithsej 24,349 gjoba, ndërsa 5,918 vërejtje policore.
Respektimi i masave parandaluese për COVID-19 është i rregulluar me ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. /Gazeta Sinjali/