image Arrestohen 3 persona, Policia i zë duke luajtur bixhoz

Siguri

Arrestohen 3 persona, Policia i zë duke luajtur bixhoz

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj kosovarë në Prishtinë, pasi që janë hasur duke luajtur lojëra të fatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 18:00.   

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga aty janë konfiskuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Sinjali/