image Arrestohen 26 valltare në Shkup

Rajon

Arrestohen 26 valltare në Shkup

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë një aksioni të policisë, mbrëmë mes orës 22:30 dhe 02:00 janë arrestuar 26 gra të cilat kanë punuar si valltare.

Siç raportojnë mediat maqedonase, 26 gratë u arrestuan në një objekt në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup.

Sipas MPB-së, dy valltare kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa 24 të tjerat kanë qenë të huaja, pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tri nga Serbia, një nga Moldavia dhe një nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A. (28) nga fshati Radushë është gjetur thikë. Pronari i objektit M.A (68) është thirrur në stacionin policor në Tetovë”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu, në një objekt në fshatin Zherovjan është arrestuar S.A (25) nga Presheva për shkak banimit jo të rregullt dhe në një objekt në Sedllarcë të Epërme është arrestuar G.Q (28) dhe R.O (22) po ashtu për banim jo të rregullt./Gazeta Sinjali/