Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, policia ka evidentuar 204 persona për shkelje të orës policore, ndërsa ka arrestuar 180 prej tyre.
511 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 70 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë është kryer kontrolli i rregullt ndaj personave që veçme gjenden në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase.
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se 318 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.
Përndryshe, dje u regjistruan 111 raste të reja nga COVID-19, ndërsa deri më tani numri i rasteve aktive është 1 mijë e 226./ Gazeta Sinjali/