image Arrestohen 13 shqiptarë në Spanjë, policia ua gjen parcelat me drogë e miliona euro

Evropë

Arrestohen 13 shqiptarë në Spanjë, policia ua gjen parcelat me drogë e miliona euro

news image

Dy grupe trafikantësh shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi që autoritetet gjetën mbi 7, 800 bimë marihuanë që të dyshuarit i kishin shpërndarë në 17 parcela në malet e qytetit Huesca të Agüero.

Policia spanjolle bëri të ditur se ka sekuestruar rreth 18.5 ton marihuanë, si dhe ka arrestuar 13 shqiptarë.

Bimët narkotike ishin të fshehura në zona të thella të pyllëzuara, ku trafikantët kishin prerë pishat për të krijuar kushtet e favorshme për parcelat e kanabisit.

Fushat ujiteshin përmes pompave që furnizoheshin me energji elektrike, me gjeneratorë, ndërsa ujin e merrnin nga gomone artificiale të krijuara enkas.

Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një operacioni më të gjerë të quajtur ‘Operacioni i Gjelbër’ i cili ka nisur në shkurt të vitit 2019.

Gjatë fazës së dytë, nga gushti 2019 deri në tetor 2020, më shumë se 800 plantacione ‘kanabis’ u goditën në operacione të ndryshme të kryera në të gjithë vendin.

Në total janë sekuestruar 48 ton kanabis, 3,140 kg kokainë, 85 kg heroinë, 458 armë zjarri dhe më shumë se 7,600,000 euro./Gazeta Sinjali/