image Arrestimi i tre shtetasve serbë me emblemat e UÇK-së, flet prokurori i rastit

Siguri

Arrestimi i tre shtetasve serbë me emblemat e UÇK-së, flet prokurori i rastit

news image

Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serbë që u hasën me rreth 10 emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dragodan të Prishtinës. Në lidhje me këtë është deklaruar edhe prokurori special, Haki Geci.

Geci i tha Sinjalit se të dyshuarit janë ende duke u intervistuar mirëpo ata janë deklaruar si koleksionues të tyre.

Geci, i cili është duke u hetuar rastin, ka thënë se të dyshuarit kanë thënë se këto emblema i kanë blerë në qendrën tregtare “Arbëri”.

Të dyshuarit janë ende duke u intervistuar, mirëpo ata kanë deklaruar se janë koleksionues të emblemave të UÇK-së. Këto emblema ata i kanë blerë në qendrën tregtare ‘Arbëri‘”, tha Geci.

Tre të dyshuarit D.D., V. J., dhe D.D. janë dërguar në mbajtje për afat kohor prej 48 orësh. Bashkë me ta, dyshohet se janë arrestuar edhe dy kosovarë, njëri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtinë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/