Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar se këngëtarja, Fjolla Morina ka rënë sot në prangat e Policisë së Kosovës, pasi kërkohej nga autoritetet në Shqipëri.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Fjolla është ndaluar sot në rrugën “Ahmet Krasniqi” në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet në Shqipëri.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës për Sinjalin, ka thënë se e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në urdhër ndërkombëtar.
“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, ka thënë Ahmeti.