image Abdixhiku: Arrestimi i dhunshëm i Molliqajt, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

Politikë

Abdixhiku: Arrestimi i dhunshëm i Molliqajt, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

news image

Për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se arrestimi i dhunshëm i Molliqajt “ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike”, raporton Gazeta Sinjali.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i dhunshëm i Kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranushëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike. /GazetaSinjali/