image Arrest shtëpiak për 14 policët e arrestuar për korrupsion, për 12 të tjerë Prokuroria s’ka kërkuar masë sigurie

Drejtësi

Arrest shtëpiak për 14 policët e arrestuar për korrupsion, për 12 të tjerë Prokuroria s’ka kërkuar masë sigurie

news image

Dje Inspektorati Policor ka zhvilluar aksionin e koduar “Pika 2” në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë të cilit janë arrestuar 26 zyrtarë policorë të dyshuar për korrupsion.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak 14 policëve të arrestuar për korrupsion, për të cilët Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërsa për 12 të tjerë Prokuroria s’ka bërë fare kërkesë për masë sigurie.

Vendimi është marrë nga gjyqtari, Vesel Ismajli.

26 policët janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

Sinjali dje ka publikuar listën e plotë të të arrestuarve gjatë aksionit “Pika 2”, të cilët janë:

Gjithashtu, Sinjali ka publikuar edhe pamje gjatë aksionit të zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/