image Ekskluzive: Sinjali sjell listën e plotë me emrat e zyrtarëve policorë të arrestuar për korrupsion në Vërmicë

Siguri

Ekskluzive: Sinjali sjell listën e plotë me emrat e zyrtarëve policorë të arrestuar për korrupsion në Vërmicë

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar listën e plotë me emrat e 26 zyrtarëve policorë që u arrestuan sot nga Inspektorati Policor i Kosovës, gjatë aksionit “Pika 2”.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Speciale kanë bërë të ditur se 26 zyrtarët policorë që dyshohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti” janë:

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

/GazetaSinjali/