image Arratisja si mënyrë për t’i ikur drejtësisë, kapen tre persona të kërkuar nga Gjykatat

Siguri

Arratisja si mënyrë për t’i ikur drejtësisë, kapen tre persona të kërkuar nga Gjykatat

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Në listën e personave që janë kapur ditët e fundit nga Policia dhe po kërkoheshin nga Gjykatat janë edhe tre persona, një në Fushë Kosovë, Skenderaj e tjetri në Ferizaj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në Fushë Kosovë u kap një 24-vjeçar, i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose aloge”.  I dyshuari është ndaluar në orët e mëngjesit dhe pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndërkohë, personi tjetër që po qëndronte në arrati dhe u kap në Ferizaj është një 49-vjeçar, i dënuar për veprën penale të vjedhjes. Sinjali mëson se bëhet fjalë për B.K., i cili ishte shpallur fajtor dhe u dënua me 1 vit burgim.

Kurse personi tjetër është kapur në Skenderaj, pasi rezultoi person i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Pas arrestimit, 26-vjeçari A.Sh., është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/