image Bie në pranga të Policisë 19-vjeçari i kërkuar nga Gjykata, ishte dënuar me 1 vit burgim

Siguri

Bie në pranga të Policisë 19-vjeçari i kërkuar nga Gjykata, ishte dënuar me 1 vit burgim

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të persona të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, kur u kap një person i kërkuar nga Gjykata.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 19-vjeçar, B.K., i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

I dyshuari është ndaluar në orët e mbrëmjes dhe pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit. Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata me dënim prej 1 viti burgim për një rast të mëhershëm. /GazetaSinjali/