image Kapet i kërkuari nga Gjykata për tentim vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë

Siguri

Kapet i kërkuari nga Gjykata për tentim vjedhje të rëndë në Fushë Kosovë

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të persona të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje, ku në Mutivodë u kap një person i kërkuar nga Gjykata.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 54-vjeçar, M.J., i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari është kapur në orët e pasdites dhe pas arrestimit është dërguar në mbajtje, derisa të merren veprimet tjera.

/GazetaSinjali/