image Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar në Prizren, ishte dënuar me burgim për dhunë në familje

Siguri

Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar në Prizren, ishte dënuar me burgim për dhunë në familje

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të persona të dënuar nga Gjykatat në vend për vepra të ndryshme penale, por që të cilët arrijnë të ikin nga duart e drejtësisë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku është arrestuar një person i cili ishte në kërkim policor.

Sinjali mëson se 21-vjeçari po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, pasi ishte dënuar me burgim për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

/GazetaSinjali/