Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës, të shtunën në qytetet Mariupol dhe Volnovakha.
Një “regjim qetësie” do të zbatohet që popullata civile të largohet nga qytetet dhe është rënë dakord me autoritetet ukrainase, tha ministria e mbrojtjes sipas mediave ruse, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.
Megjithatë, ende nuk kemi parë ndonjë konfirmim nga pala ukrainase.
Më herët, kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko bëri thirrje për një korridor humanitar mes një bllokade të vazhdueshme dhe atyre që ai i ka quajtur “sulme të pamëshirshme” nga trupat ruse.