Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e spitalit në qytetin e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas projektit të prezantuar, ky spital do të ketë sipërfaqe rreth 7 mijë e 700m2 dhe do të ofrojë shërbimet Emergjente, Radiologji, Kirugji, Ortopedi, Mejkësi Interne, Gjinekologji, Neonatologji dhe Pediatri.
“Spitali do të ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri”, shkroi Zemaj në Facebook.
Po ashtu, së bashku me të ishin edhe u.d Drejtori i ShSKUK-së, Saudin Maliqi, deputeti Ekrem Hyseni dhe përgjegjësi i Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri./Gazeta Sinjali/