Ani pse në publik dilte se ishte analist i pavarur, Armend Muja sot zyrtarisht iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Duket se Muja prej kohësh kishte synime të jetë pjesë e VV-së, porse sot kjo veç u zyrtarizua.
Më 24 korrik të vitit 2020, sinjalizuesit e Gazetës Sinjali patën siguruar një fotografi nga një takim mes Mujës dhe Avni Zogianit nga kjo parti. Sipas informacioneve, negociatat qenë të kamotshme.
Sot gjatë ditës kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, njoftoi zyrtarisht për aderimin e tij.
“Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në Vetëvendosje. Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.