Armend Muja që garoi për herë të parë në zgjedhje, por arriti t’i sigurojë votat për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në listën e publikuar me votat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, bëhet e ditur se Armend Muja ka marrë gjithësej 44 mijë e 73 vota. Muja është votuar më shumë se disa nga kolegët e tij, të cilët kanë përvojë të gjatë në politikë.
Madje ai ka marrë më shumë vota se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, që synon postin e presidentit. Haradinaj ka marrë gjithsej 41 mijë e 406 vota.
Pra Muja është votuar 2 mijë e 667 herë më shumë se kandidati i AAK-së për president.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve, ku subjekti më i votuar ka dalë Vetëvendosje me 49.95 për qind, që përkthyer në mandate do të ketë 58, derisa Vjosa Osmani ka dalë kandidatja më e votuar me 300.788 vota.