image Armëmbajtje pa leje, sekuestrohen dy armë zjarri në rajonin e Mitrovicës

Kosovë

Siguri/ Armëmbajtje pa leje, sekuestrohen dy armë zjarri në rajonin e Mitrovicës

news image

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në  Vushtrri e Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë, njofton policia e rajonit të Mitrovicës.

Rasti i parë i sekuestrimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në një nga fshatrat e  Vushtrrisë, ku pas pranimit të informacionit për të shtëna, njësitet policore kanë identifikuar  shtëpinë ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’rast nga i dyshuari pronar i shtëpisë është sekuestruar një pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë, shkruan Gazeta Sinjali bazuar në raportin e policisë.

Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një pushke automatike  është realizuar në orët e mbrëmjes në njërin nga fshatrat e Skenderajt,  bazuar në hetimet e para  dyshimet janë ngritur se i dyshuari përveç armëmbajtjes pa leje dyshohet edhe për veprën penale ‘kanosje’ me armë.

Sipas policisë, dy armët e sekuestruara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit  është  iniciuar rasti për veprën  penale ‘armëmbajtje pa leje’  ndërsa ndaj të dyshuarit në rastin e dytë janë iniciuar raste për veprat penale ‘armëmbajtje pa leje’  dhe  ‘kanosje’. /Gazeta Sinjali/