image "Armë a telefon"/ Bekë Berisha tregon çka kishte në xhep

Siguri

“Armë a telefon”/ Bekë Berisha tregon çka kishte në xhep

news image

Gazeta Sinjali pak më parë e ka publikuar një fotografi të kandidatit të AAK-së për Istogun Bekë Berisha bashkë me analistin Xhevdet Pozhari.

E diçka që ka ngjallë dyshime ishte xhepi i Berishës.

Menjëherë pas publikimit të fotografisë, Sinjali ka kontaktuar me vetë Bekë Berishën, për të marrë versionin e tij.

Ai ka thënë se në xhep ka telefonin dhe se nuk ka pasur armë me vete ndonëse mban armë me leje.

Nashta e kanë punu kshtu me fotoshop, se unë telefonin e mbaj qaty. Të çoj foto sa t’dush që i kom xhepat plot telefona”, tha ai për Sinjalin.

Unë kom armë me leje po se kom marrë me veti. A duhet tash unë me iu kallxu edhe çka mbaj nxhepa a?”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/