Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Arllat të komunës së Drenasit, ku një veturë ka goditur një këmbësor, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai i tha Sinjalit se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat.
Në aksident është përfshirë veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin”, tha ai.