image AKR nuk përjashton mundësinë e koalicionit me një nga partitë e mëdha

Politikë

AKR nuk përjashton mundësinë e koalicionit me një nga partitë e mëdha

news image

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se partia që përfaqëson do të futet në koalicion me një nga partitë në zgjedhjet e ardhshme.

Pas takimit me u.d. presidenten Vjosa Osmani të mërkurën, ai ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ne u pajtuam që data e zgjedhjeve të caktohet sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të evitohen edhe krizat e mundshme kushtetuese. Ende nuk e kemi vendosur, por gjasat janë që garës zgjedhore do t’i hyjmë në koalicion me ndonjë parti. Nuk e kemi vendosur me cilën, por do të jetë me njërën nga partitë më të mëdha”, tha Zyberaj.

Në zgjedhjet e fundit, AKR-ja doli në zgjedhje së bashku me Nismën në koalicion dhe mezi kaluan pragun zgjedhor prej 5 përqindësh.

/Gazeta Sinjali/