Ana Kauri është rikthyer në “Për’puthen” në emisionet e fundit ku produksioni kishte mbledhur disa nga konkurentët e vjetër.
E pyetur për jetën e saj jashtë programit Ana tha se ka filluar një njohje duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Konkurentja në rikthimin e saj dukej edhe më e bukur me disa ndryshime në fytyrë dhe duket se ka marrë edhe vëmendjen e Arjan Konomit.
Opinionisti publikoi një foto me Anën me mbishkrimin: “Sikur të kishim ca vjet më pak diferencë do të këshilloja më shumë”.
Kjo u mor si flirtim nga ana e ndjekësve, të cilët forcuan më tepër këtë pas publikimit tjetër të Anës.
“Për’puthja ime” ka shkruar Ana sipër fotos ku shihet krah Arjanit.
Programi ditën e premte ka përfunduar sezonin e dytë duke nxjerrë thuajse fare pak përputhje, e më shumë këngëtarë dhe fytyra publike. /Gazeta Sinjali/