Debatet, zënkat janë të pashmangshme edhe në familje. Po në marrëdhënien mes Popit dhe Arilenës, a ka pasur ndonjëherë zënka?
Të ftuar special në finalen e Style Star 2 ata na tregojnë se çfarë ndodh mes tyre kur ka ndonjë zënkë.
Duket se ju të dy shkoni perfekt. Kur ka qenë hera e fundit që ju dy keni patur ndonjë debat, dhe sa keni qëndruar pa folur?
“Realisht u bë pak kohë që s’kemi debatuar. Kjo është shenjë e mirë. Kanë ndodhur që kemi pasur edhe debate të forta që kanë zgjatur 24 orë”– u shpreh Arilena.
Kush e thyen akullin i pari? – pyeti sërish Kiara.
“Unë jam gjithmonë, patjetër!”– u përgjigj diva e muzikës.