Këngëtarja e njohur shqiptare Arilena Ara, mbrëmë dhuroi një performancë plot emocione në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.
Artistja performoi live këngën garuese për Eurovision, “Shaj”, transmeton Gazeta Sinjali.
Arilena Ara kishte e vishur e gjitha në të zeza kishte zgjedhur të ngjitej e vetme në skenë, kështu duke mahnitur publikun me interpretimin e këngës.
Kujtojmë se është duke u zhvilluar garë e ngushtë mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision dhe mbetet të shihet se cila nga to do të triumfojë./Gazeta Sinjali/