Këngëtarja Arilena Ara fitoi çmimin e parë në “Festivalin e RTSH-së” me këngën “Shaj” dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Fitorja e saj dhe çmimi i dytë i Elvana Gjatës u diskutuan gjatë në media.
Pas reagimit të Elvanës edhe Arilena ka vendosur të flasë në Instagram.
Ajo publikoi momentin e fitores, e përlotur dhe me trofeun në dorë, ndërsa krahas postimit shkruan emocionet që i ka dhënë kjo këngë.
‘Me këtë këngë kam qarë dhe kam qeshur.”- shkruan Arilena në postim, duke lënë të nënkuptohet gjithçka që ajo ka dashur të thotë, pa preferuar të shtojë më shumë fjalë.