image Arifi ftohet të paraqitet në gjykatën e Serbisë, pasi vendosi flamurin kombëtar në objektin e komunës

Politikë

Arifi ftohet të paraqitet në gjykatën e Serbisë, pasi vendosi flamurin kombëtar në objektin e komunës

news image

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi për nderë të festës së 28 nëntorit kishte vendosur flamurin kombëtar në objektin e administratës së Preshevës, ndërsa rreth shtatë muaj më vonë, pikërisht sot gjatë ditës ai ka njoftuar se ka marrë ftesë për t’u paraqitur në gjykatën e Serbisë për shkak të këtij veprimi, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të tij, ai bën të ditur se kjo ftesë i erdhi “me arsyetimin se kanë shkelur ligjet e këtij shteti”.

“Sot kam pranuar një ftesë për paraqitje në gjykaten e Serbisë, me arsyetimin se kemi shkelur ligjet e këtij shteti për faktin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në hapësirë publike”, është shprehur Arifi.

Po ashtu, ai shtoi se kjo ftesë, sipas tij, “dëshmon edhe më shumë shkeljet dhe diskriminimin që Serbia ia bën shqiptarëve të Luginës, por, për flamur do të paguajmë gjithmonë”.

Kujtojmë se muaj më parë i pari i Preshevës deklaroi se tash e 6 vjet ai e vendos flamurin shqiptar më 28 nëntor në objektin e administratës së komunës.

https://www.facebook.com/ShqiprimArifi.11/posts/pfbid02ZC7YFrGxXWiUzogcNhjb1TVmfyePLB9BLbfEF6rMhvzmiYtR3bLJjj3WXbCpwTSZl?cft[0]=AZUhGVkkBE4Yr0NbiQ1we5DWsd4G5gI3Az5IK5NEadGGp-k-VSh8Q4GNW4nKb11_onmOT8DDDX8a2PzAcCVmfXgbTFtcGeGeDGj3ZDTWUqMENEQU784ryLCaYBaagWP5bF1LMtNpqYYddo-uLM3ysR712xuVZwCAIiiijiwlGJRJCLWmS8zy8IAMbCKtSZF6vQc&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/