Dy këngëtarë të mirënjohur shqiptarë Arif Vladi dhe Kastriot Tusha, kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Për ty Shqipëri” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Sinjali.
Për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Edmond Zhulalli, ndërsa tekstin dhe recitimin e ka bërë aktori gjithashtu i mirënjohur shqiptar Çun Lajçi.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/