Përpjekjet për t’u dukur sa më perfekte në postimet e tyre në rrjetet sociale, shpesh herë i nxjerrin bllof fytyrat publike shqiptare. Lëre më që ka faqe që demaskojnë dukjet e fytyrave publike, por ka raste të shumta kur ndërhyrjet e ‘lodhëta’ të tyre shihen qartë në fotografitë që publikojnë, raporton Gazeta Sinjali.
Përveç që tashmë është i njohur fakti se programi ‘Faceapp’ po përdoret me të madhe, editimet e tepërta po zbulohen për shkak të mospërshtatjes me pozën dhe qëndrimin në foto. Kështu i ka ndodhur edhe gruas së këngëtarit Ermal Fejzullahu, Arianës.
Në një fotografi të publikuar në Instagram gjithça duket mirë, derisa sytë të shkojnë te flokë e saj, të shpërndara copë copë mbi gjoks.
Aty shihet se si Ariana ia ka huqur me të madhe, duke tentuar që flokët t’i duken me volum, por fatkeqësisht janë shpërndarë keq, gjë që shihet edhe te aksesorët që ka vendosur.