image Arian Ademi, do të vazhdojë të luajë për Maqedoninë

Futboll

Arian Ademi, do të vazhdojë të luajë për Maqedoninë

news image

Arian Ademi është pjesë e rëndësishme e ekipit të futbollit të Maqedonisë. Mesfushori ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit dhe ka pasur shumë spekullime për të ardhmen e tij. Sipas tij historia me kombëtaren nuk ka përfunduar.

“Vendosa të vazhdoj të luaj për kombëtaren. Unë dua, mundem dhe do të luajë. Kam folur me përzgjedhësin, ai do që unë të jem aty dhe do të jem. Është e vështirë për mua të them lamtumirë sepse atje është një grup i madh njerëzish, ne luajmë për vendin tonë, jemi kualifikuar në Kampionatin e fundit Evropian dhe duam ta bëjmë edhe një herë, edhe pse nuk jemi në një grup të lehtë”, tha mes tjerash Ademi.

Favoritet kryesore në grup për EP 2024 do të jenë Anglia dhe Italia, të ndjekura nga Ukraina, Maqedonia dhe Malta.

“Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e thjeshtë, por tashmë kemi mundur Gjermaninë, Italinë dhe nuk kemi nga kush të kemi frikë. E di që italianët do të jenë veçanërisht të motivuar kundër nesh sepse i kemi përjashtuar nga Botërori, por edhe ne do të jemi të motivuar dhe besojmë se mund të arrijmë një tjetër fitore të madhe”, ka thënë Ademi në një intervistë për “Germaniac.hr”.

/GazetaSinjali/