Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i ka ftuar deputetët e LVV-së, që ta këshillojnë kryeministrin Albin Kurti për ta ndalur grevën.
Ai e citoi Gjergj Fishtën, ndërsa e përmendi deputetin e LVV-së, Ardian Golën.
“Injoranca dhe krenaria janë si shtati dhe hija. Gola, po e di ti… Gjergj Fishta… Dhe kjo ju shkon më së shumti për shtati juve”, tha Kastrati.
Më pas, iu drejtua edhe një deputeteje.
“Mos qesh arsimtare. Je arsimtare më duket ti”, tha Kastrati.