image Selmanaj ironizon me VV-në: Më la përshtypje ndarja e parave për kthimin e Çakorrit dhe Zhlebit

Politikë

Selmanaj ironizon me VV-në: Më la përshtypje ndarja e parave për kthimin e Çakorrit dhe Zhlebit

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj duke folur rreth projektbuxhetit të vitit 2022 u shpreh me ironi se i ka lënë përshtypje ndarja e mjeteve të mjaftueshme për ta kthyer Çakorrin dhe Zhlebin dhe bashkimin kombëtar.

Ajo çka më la përshtypje se ju kishit ndarë para të mjaftueshme për me kthye Çakorrin dhe Zhlebin, kishit ndarë para të mjaftueshme për ta bërë bashkimin kombëtar dhe për të realizuar aktivitete për bashkimin kombëtar dhe kjo më jep shpresë se do jeni Qeveri e cila do t’i realizoj premtimet 20 vjeçare të aktivitetit tuaj politik që keni pasur në Kosovë“, tha ai.

Ndryshe Kuvendi miratoi më herët në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2022.

/GazetaSinjali/