image Këshilltari i Thaçit ironizon me Sveçlën: Në kërkim të Pacollit, ai tërë natën kishte mbetur pa gjumë

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Thaçit ironizon me Sveçlën: Në kërkim të Pacollit, ai tërë natën kishte mbetur pa gjumë

news image

Adil Behramaj, këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,ka ironizuar me Ud. të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të tij të djeshme, rreth vendndodhjes së Behgjet Pacollit.

Përmes një postimi në Facebook, Behramaj tha se në kërkim të Pacollit, Sveçla tërë natën kishte mbetur pa gjumë dhe një nga një të gjithë i kishte legjitimuar.

“Në këto 24 orët e fundit, sipas raportit zyrtar, 1004 persona paskan hyrë në pikat kufitare të Kosovës dhe 907 paskan dalë. Në kërkim të Pacollit, Sveçla tërë natën kishte mbetur pa gjumë dhe një nga një të gjithë i kishte legjitimuar”, ka shkruar Behramaj.

Mbrëmë Sveçla kishte kërkuar të paraqitej Pacolli, përndryshe në momentin që ai del në publik, Policia e Kosovës do të veprojë/Gazeta Sinjali/