image Ardian Gjini: Vetëvendosje ka vjedhur vota

Kosovë

Reagim/ Ardian Gjini: Vetëvendosje ka vjedhur vota

news image

Nënkryetari i AAK-së dhe kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka komentuar zhvillimet e fundit politike që lidhen me formimin e koalicionit LDK-AAK.

Gjini ka thënë se Kosova ka pasur nevojë qe Vetëvendosje të qeverisë edhe tre muaj në mënyrë që “qytetarët ta shohin sa gabim ka qeverisur”.

“Unë mendoj se nuk ka masë të mjaftueshme të njerëzve që e kanë kuptuar se sa gabime ka bërë kjo qeveri. Ne jemi duke parë tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë. Na kanë lodhur prej 20 vitesh me këtë tenderë. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani. Kemi parë edhe bordet. Shikojeni se çfarë po bëjnë tani me bordet”, tha ai.

Ai ka akuzuar Vetëvendosjen se në zgjedhjet e kaluara ka vjedhur vota.

“Diskursi i Kurtit se unë jam  vullneti i popullit është rrenë, se mos harroni Vetëvendosje ka vjedhë vota, është dokumentu me film në zgjedhjet e kalume”, u shpreh ai./ Gazeta Sinjali/