image Ardian Bujupi dhe Elvana Gjata publikojnë këngën "Meine Liebe"

Bota e Yjeve

Ardian Bujupi dhe Elvana Gjata publikojnë këngën “Meine Liebe”

news image

Dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur shqiptarë, Ardian Bujupi dhe Elvana Gjata kanë publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Meine Liebe” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e këngës e kanë shkruar të dy artistët në bashkëpunim me Dominik Lange, ndërsa producent i këngës është Unik.

Ky është edhe bashkëpunimi i parë i këngëtarëve shqiptarë dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Ardian Bujupit në Youtube./Sinjali/