Dy këngëtarët e njohur dhe shumë të dashur shqiptarë, Ardian Bujupi dhe Elvana Gjata kanë publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Meine Liebe” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.
Tekstin e këngës e kanë shkruar të dy artistët në bashkëpunim me Dominik Lange, ndërsa producent i këngës është Unik.
Ky është edhe bashkëpunimi i parë i këngëtarëve shqiptarë dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Ardian Bujupit në Youtube./Sinjali/