Arbnor Muja, është larguar nga klubi i Trepçës ’89, njofton lojtari në fjalë, përcjell Sinjali Sport.
Futbollisti përmes një postimi në profilin e tij, ka theksuar se e ka përmbyllur aventurën me ’89-shin.
Ai ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët, gjithashtu i ka uruar suksese klubit në të ardhmen.
Postimi i plotë në “Facebook” i sulmuesit të krahut Arbnor Muja, (pa ndërhyrje):
Të dashur qytetar mitrovicas, përmes këtij postimi desha të i’u njoftoj që aventura ime tek klubi Trepça 89 ka përfunduar, faleminderit të gjithëve për mbështetjen, veçanërisht presidentit Abedin Zeka, stafit teknik dhe bashkëlojtarëve. Klubit i dëshiroj suksese në të ardhmen, kurse për të ardhmen time do vendosi shumë shpejt.
22 vjeçari pritet të transferohet te Drita, sipas mediumeve që kanë raportuar se futbollisti e ka arritur marrëveshjen me klubin gjilanas. /Gazeta Sinjali Sporti/