Këtë vit modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që e pagëzuan me emrin Nina.
Ata vendosën që ta mirëprisnin të bijën në jetë në një spital në Gjermani, ku edhe janë shpërngulur për të jetuar para lindjes së saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, duket se Arbenita ka një pakënaqësi ndaj spitalit, të cilën e ka shprehur publikisht.
Përmes një statusi në Instastory ajo shkruan se ky spital ka një website, në të cilin publikon foto dhe emrat e të gjithë bebave që vijnë në jetë atje.
Por, kur ka kaluar një muaj nga ardhja e Ninës në jetë, në website nuk rezulton as fotoja as emri i saj i regjistruar.
Bukuroshja shqiptare shkruan se kjo e bën të ndihet e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje dhe e konsideron mosrespekt të madh nga ana e spitalit.
“Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan Arbenita. /Gazeta Sinjali/