Arben Vitia pranoi sot detyrën e ministrit të Shëndetësisë nga ish ministri, Uran Ismaili.
Me këtë rast, ministri i ri premtoi se do të punojë për të mirën e pacientëve dhe personelit shëndetësor në Kosovë.
Kurse, ish-ministri Ismaili i dëshiroi sukses në postin e ri dhe i uroi të vazhdojë me punë të mira në sektorin e shëndetësisë./Gazeta Sinjali/