Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka publikuar një InstaStory, ku ka treguar arsyen se pse nuk ka postuar asnjë fotografi gjatë shtatzanisë së dytë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo u shpreh se ka një arsyeje të fortë për këtë gjë.
Moderatorja ka vendosur të mos publikojë fotografi, për shkak se mund të preken shumë femra që kanë probleme me infertilitetin.
“Nuk më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë.”, ka shkruar Arbana.