image Arbana Osmani pranon një dhuratë nga i biri: “Jam nënë me fat”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Arbana Osmani pranon një dhuratë nga i biri: “Jam nënë me fat”

news image

Moderatorja shqiptare Arbana Osmani, është një nga personazhet më të dashura të ekranit televiziv shqiptar.

Ajo me drejtimin e shumë emisioneve të ndjekura, ka fituar simpatinë e shumë fansave që interesohen pë­r Arbanën edhe përtej profesionit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Arbana kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes sa i përket jetës së saj private, sidomos pas lidhjes së saj me regjisorin e njohur Eduart Grishaj.

Në prag të festës së 8 Marsit, djali i Arbanës, Joni, i ka bërë asaj një surprizë të bukur.

Joni i ka dhuruar një letër nënës së tij ku ka shkruar:  “Mami e di që ti më do nga mënyra se si kujdesesh për mua. Ti më përqafon dhe më flet butë. Kur kam nevojë për ty, ti je gjithmonë aty. Mami do të të dua gjithmonë. Nga zerma, dua të të them se jam me fat që je mami im. Gëzuar Ditën e Nënës”.  /Gazeta Sinjali/